Klientët

Teatri dhe Opera "Dr. Ibrahim Rugova"


Klienti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Viti 2006

Vendi

"Objekti i Teatrit dhe Operas “Dr. Ibrahim Rugova” duhet të jetë një ndërtesë që përfaqëson vlerat tona kombëtare, në ndërkohë që duhet të rreshtohet në radhët e monumenteve të arkitekturës globale."

Koncepti: Dora kosovare e cila buron nga thellësia e tokës dhe e mban në shuplakën e saj Kristalin e Kosovës.

Kristali i Kosovës - pasuria e cila paraqet një nga thesaret tona më të çmuara, dhe Bujaria kosovare – dora e zgjatur e cila përherë ofron thesarin si vlerën tonë, si një dëshmi të zemërgjerësisë që fton për jetë në paqe dhe dinjitet.

Struktura arkitekturale e objektit të Teatrit dhe Operas është e gjuhës së dekonstruktivizmit arkitektural, e përbërë prej vëllimeve të thyera josimetrike por që në
aspektin konstruktiv krijojnë sistem të qëndrueshëm, analog me strukturat e krijuara nga vetë natyra/imitimi i struktures se kristalit se thespisur.

Thyerjet strukturale ne pjesën e jashtme i japin objektit efektin e dëshiruar, ndërsa në brendi të sallës thyerjet e luajnë rolin e tyre funksional-akustik. Konstrukcioni i sallës së operës përbëhet prej mureve masive të dyfishta (akustike) të cilat mbështeten ne kontrapllakë. Struktura e objektit ka mesin gjatësor dhe tërthor, i cili është shfrtytëzuar për krijimin e një rrjete të pastër konstruktive në planimetri. Konstrukcioni i mbulesës është paraparë të jetë nga çeliku i cili 
mundëson krijimin e thyerjeve të formuara në objekt.

 

Projektet