Shtëpia në Fshatin Amerikan


Klienti E.T.

Viti 2011

Vendi Fshati American, Prishtinë

Enterieri i shtëpisë eksiztuese në fshatin amerikan përbëhet nga traje të drurit që përshkojnë gjithë katin duke e ndarë hapsirën vizualisht dhe duke krijuar një ambient të ngrohtë shtëpiak. Këto traje që përshkojnë pllafonin në raste shndërrohen edhe në orendi duke kryer funksione të caktuara si në rastin e banakut,
lidhja me tavolinën e ngrënies dhe si rafte për verëra në dhomën e ndejës në përdhesë. Organizimi dhe shtrirja e këtyre trajeve kontribon në rritjen e hapsirës dhe lartësisë nga ana optike në rastet e nevojshme.

Tavolina e ngrënies si pikë qëndrore në dhomë karakterizohet me mbështetjen e saj vetëm në një pikë, dizajni i së cilës rrjedh nga pozita e dorës që dhuron ushqim.

Dhoma e ditës në katin e parë komunikon vizuelisht me dhomën e ndejës në përdhesë përmes dritares së hapur në murin ballor të dhomës në përdhesë, dritare kjo e cila edhe rrit vizuelisht hapsirën e kësaj dhome.

 

Projektet

  • Shtëpia në Fshatin Amerikan