Don Cafe Zyre


Klienti Don Cafe

Viti 2012

Vendi Fushë Kosovë

Ndër elementet kryesore të përdorura për enterierin e zyreve të kompanisë Don Cafe janë euro paletat dhe thasët e kafes.
Këto materiale janë marrë për ripërdorim pas përdorimit të parë nga kompania për bartjen e kafes. Tavolinat, ulëset, raftet janë të gjitha të realizuara me paleta. Muret pjesërisht janë mveshur me thasë të kafes.
Gypat e llamarinës që varen nga pllafoni mbajnë edhe ndriçimin dhe japin ndjenjën e qëndrimit brenda në fabrikë. Të gjitha këto elemente vijnë më shumë në shprehje për shkak të dyshemesë së bardhë e cila i bën të duken edhe më glamuroze.