Severity: Notice
Message: Only variable references should be returned by reference
Filename: core/Common.php
Line Number: 257
Klienti Don Cafe
Viti 2013
Vendi Qendra Tregtare “Albi Mall”, Prishtinë,
Don Cafe House është koncepti i parë i kompanisë Don Cafe në Kosovë. Ideja e kompanisë ishte zgjerimi i biznesit duke iu ofruar konsumatorëve mundësinë më të mirë që të shijojnë produketet e tyre në ambientet e reja të Don Cafe Housem, të cilat do të zhvillohen si zingjir në terriotorin e Kosovës dhe më gjerë.
Innarch me studimet dhe hulumtimet e bëra rreth kompanisë Don Cafe ka krijuar një koncept unik funksional dhe vizuel i cili për nga dizajni do ta dallonte kompaninë nga coffe shop tradicional dhe njëkohësisht do t'i krijonte imazh bashkëkohor.
Idea/inspirimi për dizajnin e lokalit ka thelbin në thesin e mbushur me kafe. Muret e lokalit janë në formë organike te realizuara nga druri “Sper”dhe shtyllat në mes janë mbështjellur me textil thes të kafes .
Tavolinat dhe ndriqimi i varur kanë formën e kokrrës së kafes të rradhitura në menyrë asimetrike për të krijuar përshtypjen e qëndrimit brenda thesit te kafes.
Separeja ka funksion të dyfishtë dekorativ dhe fuksional. Me formën e saj organike përbën pjesën dominante të lokalit dhe mundëson një ulje me përjetim tërësisht ndryshe nga ato që hasim çdo ditë.
Banaku me formën e tij ka gjithashtu rol të rëndësishëm në funksionimin e lokalit duke kriju-prodhuar diversitet në lloje të kafes dhe shije në menynë e lokalit! Nga pjesa e jashtme ka një mbështjellje organike e tëra e realizuar nga pjesë të drurit Sper 4 cm dhe pasqyron dinamikën e lokalit.
Realizimi i projektit është bërë nga materiali i drurit “Sper ” të 2 cm dhe 4 cm trashësi.
Për arritjen e formës organike të projektuar, i gjithë materiali “Sper” është formesuar në makinë CNC pjesë-pjesë të cilat janë montuar së bashku. Secili element i Sper-it është projektuar individualisht (pasiqë për të krijuar formën organike në tërësi duhet secili element me qenë i dimensionuar veç e veç).
I gjithë lokali përbëhet nga:
1365 pjesë të dimensionuara, projektuara, prera dhe të montuara së bashku.