Don Cafe House, Pejë


Klienti Don Cafe

Viti 2013

Vendi Pejë, Kosovë

* DonCafe House në Kosovë ka prezentuar tashmë coffee shop-in e dytë si pjesë e planit për hapjen e coffee shop zinxhir nëpër gjithë Kosovën dhe më gjerë.

Këtë herë coffee shop është realizuar në Pejë, Kosovë. 

Dizajni mbetet brenda konceptit të parë për të krijuar një ambient që do të jepte ndjenjën e qëndrimit brenda thesit të kafes të mbushur me kokrra të kafes. 

Hapësira më e madhe i ka lejuar ekipit tonë të luaj më shumë me format organike duke krijuar kështu forma të reja funksionale.

Muret janë mveshur me forma organike nga materiali “sper” duke formuar kështu ulëse të niveleve të ndryshme. Në mes të lokalit qëndron ulësja në formë organike “S” që krijon vende për ulje në drejtime të kundërta në lokal dhe ndihmon gjithë hapësirën të komunikojë më mirë.

Tavolinat dhe llusterat janë kokrra të kafes të rradhitura në menyrë josimetrike për të krijuar përshtypjen e qëndrimit brenda në thesin e kafes.

Lokali përbëhet nga dy mure/ulëse organike që shërbejnë në dy aspkete: dekorative dhe funksionale.

Muri i xhamit në ballë të lokalit, afër banakut e ndan lokalin nga pjesa tjetër e qendrës tregtare. Ky mur është mveshur me folie të printuar me kokrra të kafes duke ndarë kështu hapësirën vizualisht por duke mos penguar depërtimin e dritës natyrale për lokalet e tjera fqinje.

Forma e banakut luan një rol të rëndësishëm në fuknsionin e gjithë lokalit duke shërbyer kafe dhe  shije të ndryshme nga menyja. Perimetri I jashtëm I banakut është mveshur me një shtresë në formë organike të krijuar nga pjesë  të “sper”-it 4 cm dhe reklekton dinamikën e gjithë lokalit. Muri dekorativ prapa banakut e ndan banakun nga kuzhina.

Realizimi i projektit është bërë kryesisht me “sper” të 2 cm dhe 4 cm trashësi.

Për arritjen e formës organike të projektuar, i gjithë “sper”-i është prerë në makinë CNC

pjesë-pjesë të cilat janë montuar së bashku. Secila pjesë e sperit është projektuar individualisht (pasiqë për të krijuar formën organike në tërësi duhet secila copë me qenë e dizajnuar veç e veç).

I gjithë lokali përbëhet nga: 2089 pjesë të projektuara, prera dhe të montuara së bashku. 

 *DONCAFE është brand i “Strauss Group”. “Strauss Group” është prodhues i kafes Nr. 1 në Evropën Juglindore, Nr. 1 në Brazil dhe Nr. 4 në botë, ndërsa në Kosovë përfaqësohet nga ”VEV GROUP”.